Nuk ishte një kompeticion me një numër të madh golash, por ata të bukurit nuk munguan. Por kur të gjithë mendonin se Xherdan Shaqiri nuk kishte rivalë me golin e shënuar ndaj Polonisë, tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s kanë zgjedhur si golin më të bukur të Euro 2016 atë të hungarezit Zoltan Gerës të shënuar në ndeshjen e fundit në grupe ndaj Portugalisë, sfidë që u mbyll me rezultatin e barabartë 3-0.