Ditën e sotme, po përcillen për në banesën e fundit të gjithë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues të së martës në Thumanë. Në mesin e tyre, i është dhënë lamtumira e fundit edhe një 25-vjeçareje nga Korça. Diastela Steneci ndërroi jetë bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes Cara. Ju kujtojmë se Steneci ishte e fejuara e Almir Caras dhe këtë verë dyshja kishte planifikuar të martohej.