Tender i ri për Syrin e Kaltër/ Ministria e Mjedisit kërkon një plan të ri menaxhimi
01/11/2019 20:05

Një ditë pasi Ministria e Financave anuloi dhënien me qira të Syrit të Kaltër, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur një tender për hartimin e planit të menaxhimit për këtë monument natyre. Sipas thirrjes së shpallur në agjencinë e prokurimeve publike, plani i menaxhimit për Syrin e Kaltër duhet të mbulojë të gjitha aspektet përfshirë ato natyrore, ekonomike por edhe sociale për 10 vitet e ardhshme. Ndërkohë që ankandi është I anuluar, kjo gjë është bërë pa patur më parë një plan menaxhimi të kësaj pasurie të madhe natyrore në administrim të Ministrisë së Mjedisit. Kompania private që do të shpallet fituese duhet të hartojë një plan të detajuar operacional me informacion të përditësuar për zonën e mbrojtur dhe të japë sugjerimet se si duhet të menaxhohet kjo zonë, përfshirë aktivitetet ekonomike e lejuara dhe buxhetin e kërkuar. Tenderi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për Syrin e Kaltër vjen vetëm një ditë pasi Ministria e Financave u detyrua të anulonte dhënien me qira të këtij monumenti natyror. Sipas planit, të publikuar nga “Gazeta Shqip”, Syri i Kaltër do të jepej me qira tek privatët për 10 vjet kundrejt një çmimi prej vetëm 72.5 mijë lekësh në muaj. Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura tregojnë se vitin e kaluar Syri i Kaltër u vizitua nga rreth 85 mijë persona dhe gati 29 mijë mjete. Por Syri i Kaltër nuk është monumenti i vetëm natyror i dhënë me qira. Shumë ambiente në zona të mbrojtura të vendit i janë kaluar privatëve me kontrata shpesh simbolike qiraje si Driloni në Pogradec, apo të tjera në parqet kombëtare dhe monumentet natyrore.

Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, tubuesit i vënë flakën ish-hotel Dajtit
17/10 18:45
Top Channel/ Tymi, uji e gazi lotsjellës pushtojnë Kryeministrinë! Përplasje té forta në protestë
17/10 18:44
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë, tensionohet situata, policia po përdor gaz lotsjellës
17/10 18:44
Top News- Dy policë të plagosur, gurët u kërcasin kokës, çfarë ndodhi në shesh
17/10 18:43
Top Channel/Tensione dhe përplasje me policinë, makinat e Forcave Renea zbresin në protestë…
17/10 18:42
Top Channel/ Protestuesit hedhin gurë, plagosen policë dhe të rinj, autoboti hedh gazlosjellës
17/10 18:35
Top News- Protestuesit i dalin para ambulancës dhe nuk e lejojnë të kalojë në Bulevard
17/10 18:33
Top Channel/ ‘Hape do kontrollohesh mund të kesh gaz’, protestuesi ndalon ambulancën dhe…
17/10 18:29
Top Channel/ Tirana në kaos, protestuesit hedhin gurë drejt bluve përpara Kryeministrisë
17/10 18:27
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Tiranë, uniformat blu përgjigjen me ujë
17/10 18:18
Top Channel/ Bulevardi në fushë beteje mes protestuesve dhe policisë, TCH sjell pamjet me dron
17/10 18:17
Top Channel/ Tensionet në bulevard, protestuesit nisin hedhjen e fishekzjarrëve
17/10 18:17
Top Channel/ Drejtori i Policisë mbërrin te kryeministria, vendos maskën antigaz dhe…
17/10 18:01
Top News- ‘Breshëri’ fishekzjarrësh drejt policëve, protestuesi “luftë” në bulevard
17/10 17:31
Top Channel/ Bulevardi në fushë arenë, protestuesit hedhin gurë drejt policisë
17/10 17:30
Top Channel/ Godina e ish-ambasadës ruse merr flake, zjarri përfshin pjesën anësorë me…
17/10 17:29
Top Channel/ Protestuesit hedhin gurë mbi autobotin e policisë, shpërthejnë fishekzjarrët
17/10 17:29
Top News – Flakë te ish Ambasada Ruse, zgjerohet perimetri i përplasjes në protestë
17/10 17:28
Top Channel/ Makina digjet nga protestuesit në mes të Tiranës, skenë lufte te Kryeministria
17/10 17:23
Top Channel/ Skenë lufte para Kryeministrisë, autoboti i policisë merr flakë, fiket pas sekondash
17/10 17:13