Të zgjedhurit e PD-së pro incerenatorëve/ Ish-kryebashkiakët shpreheshin ndryshe nga drejtuesit e PD
22/10/2020 15:39

Partia Demokratike po bazon të gjithë fushatën e saj në betejën elektorale me socialistët te çështja e inceneratorëve, impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane. Por nuk ka qenë kështu vetëm pak kohë më parë kur të zgjedhurit lokalë në bashkitë ku PD-ja kishte drejtimin vendosën si zgjidhje më të mirë të dërgojnë për trajtim në inceneratorin e Tiranës mbetjet që krijoheshin në bashkitë e tyre. Ky është dokumenti i Bashkisë së Kavajës në vitin 2018, kur bashkia drejtohej nga demokratët. Ish-kryebashkiaku i PD-së, Isa Sakja i kthente përgjigjie Ministrisë së Infrastrukturës, ku i kërkonte që të dërgonte mbetjet në inceneratorin e Tiranës. Në lëtrën e tij, demokrati Sakja shpreh angazhimin për të respektuar kontratën e depozitimit të mbetjeve në Sharrë. Ndërsa kjo është një shkresë e bashkisë së Vorës edhe kjo e vitit 2018, kur në drejtimin e saj ishte ende kryebashkiaku Fiqiri Ismaili. Bashkia e drejtuar prej demokratit Ismaili i kërkonte Ministrisë së Infrastrukturës mbështetje me fonde për të depozituar mbetjet e saj në Sharrë. Ndërsa kjo është letra e bashkisë së Rrogozhinës, ku i zgjedhur ishte kandidati i PDIU, i cili i kërkonte Ministrisë së Infrastrukturës që t’i jepte zgjidhje çështjes së mbetjeve urbane në këtë bashki. Të gjithë këta kryebashkiakë ishin në rradhë të parë ndjekjes së problemit me mbetjet urbane dhe kërkonin ose kishin realizuar marrëveshje me impiantin që po realizohet në Sharrë. Por ndërkohë shefat e tyre politike, pas dy vitesh kanë tjetër mendim. Kavaja, Vora dhe rrogozhina e kanë një gangrenë të rëndë çështjen e mbetjeve. Kavaja i ka depozituar edhe në zona të jashtëligjshme. Rrogozhina deri pak kohë më parë në mënyrë skandaloze i shkarkonte në lumin Shkumbin, ndërsa Vora në një landfill illegal.

Top Channel/ Zegjineja falënderon Bardhon e PS, nuk i ndal ngacmimet për Bardhin e PD-së
05/07 15:19
Top Channel/ Rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën
05/07 15:13
Top Channel/ Rama afat 48 orë për hapësirat publike! Thirrje për lirimin e ambienteve të përbashkëta
05/07 15:05
Top News – Zaptimi i hapësirave publike. Rama sjell shqetësimin e qytetarit e përsërit ultimatumin
05/07 14:25
Top News – Çfarë pritet në Kuvendin e ri. Zegjineja pranon mandatin dhe paralajmëron Gaz Bardhin
05/07 14:12
Top News – Një ditë pas ultimatumit të Ramës. Vlora nis aksioni për lirimin e hapësirave publike
05/07 13:09
Top News – Pa surpriza edhe Durrësi. PS e PD ‘firojnë’ me vota tepër nga 11 maji
05/07 12:58
Top Channel/ Marco Rubio do vijë në Tiranë! Ambasadori shqiptar në SHBA: Pranoi ftesën e Ramës
05/07 12:04
Top News – PD, tjetër shkresë KQZ. Për pamjet filmike të 11 majit dhe votën e diasporës
04/07 22:18
Top News – 4 Korriku, Berisha uron Trump. ‘SHBA feston pas fitores epike ndaj Ajatollahëve’
04/07 20:30
Top Channel/ Falenderime e ndjesë, Spiropali mesazh në mbylljen e legjislacionit të 10-të
04/07 19:46
Top Channel/ Berisha: Drejtorët ‘koka turku’! Rama ndërhyrje brutale në pushtetin vendor
04/07 15:10
Top Channel/ Zbulohen mesazhet e Ramës për socialistët: Lironi hapësirat publike!
04/07 15:06
Top Channel/ “Do përballeni me penalitete”! Tjetër ‘ultimatum’ nga Rama: Nuk ka ‘tokë e zanun’
04/07 13:48
Top Channel/ Rama batuta për ditëlindje: Faleminderit për urimet, por nuk festoj më me prefiksin 6
04/07 13:12
Top Channel/ Berisha uron SHBA-në për Pavarësinë: Ky përvjetor pas fitores epike ndaj Ajetollahëve
04/07 13:08
Top Channel/ Rinumërimi Durrës, s’ka surpriza! Vijon sot për të dytën ditë. E kërkoi Auron Kalaja
04/07 12:50
Top Channel/ Rama, ditëlindje në punë! Takohet me deputetët e Tiranës, kërkon angazhim në terren
04/07 12:03
Top News- Deputetët i japin lamtumirën Kuvendit/ Mbyllet seanca e fundit, opozita bojkoton votimin
03/07 22:52
Top Channel/ Seanca e fundit, miratohet akti normativ për buxhetin
03/07 22:32