Paratë nuk kanë vlerë për mua përtej një pike të caktuar. Ato kanë vlerë kur flasim për ndërtimin e një organizata apo sigurimin e burimeve për më të varfërit e botës. Bill Gates Nga kompjuterët tek vaksinat...ky është rrugëtimi i gjatë dhe i pabesueshëm i një ndër njerëzve më të pasur në botë, që duket se nuk ka ndër mend të ndalet, të paktën jo edhe për shumë kohë... Në 1975-ën, pakkush mund ta kishte menduar se Microsofti i ngritur nga Bill Gates do të mund ta transformonte industrinë e softëare-ëve dhe ta bënte atë njeriun më të pasur të botës në rrugë e sipër, por ishin të paktë ata që kanë intuitën e Gates për të identifikuar dhe përfituar nga trendet teknologjike.