Të ardhurat, 290 milionë euro më pak/ Rënie në mbledhjen e disa taksave për shkak të pandemisë
16/10/2020 15:09

Ecuria e treguesve buxhetorë, veçanërisht në drejtim të të ardhurave tregon se ekonomia po rimëkëmbet me hapa të ngadaltë dhe është ende larg situatës normale të para pandemisë. Gjatë 9-mujorit buxheti grumbulloi 307.8 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 35.7 miliardë lekë ose rreth 290 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Për janar- shtator, rënia më e madhe erdhi nga tatimi mbi të ardhurat personale me rreth 94 milionë euro ose 31.1% më pak se në 2019-ën, për shkak të mbylljes së dhjetëra mijëra vendeve të punës si pasojë e Covid-19. Shtyrja e pagesave të tatimit mbi fitimin në ndihmë të bizneseve të prekura nga pandemia ka bërë që edhe të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë të tkurren ndjeshëm me rreth 26.6%. Rënie kanë shënuar gjithashtu edhe të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja me rreth 10% për 9-mujorin e këtij viti, taksë e cila siguron rreth 40% të të ardhurave totale në buxhet. Por, teksa të ardhurat në arkën e shtetit kanë rënë ndjeshëm, shpenzimet nga ana tjetër kanë ndjekur kahun e kundërt. Të dhënat e Financave tregojnë se për Janar- Shtator shpenzimet arritën në 366.2 miliardë lekë, rreth 20.4 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, rritje e cila ka ardhur për plotësimin e dy paketave financiare në mbështetje të bizneseve dhe individëve të prekur nga kriza. Një ecuri e tillë e të ardhurave dëshmon se ekonomia e vendit gjendet në vështirësi të mëdha, ccka mund të detyrojë qeverinë të ulë ndjeshëm shpenzimet për investime.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41