Për Edi Ramën ndalesa e parë e turit elektoral në qarkun e Shkodrës ishte komuna e Bushatit. Krahas prezantimit të përmbajtjes së programit të PS për fshatin, duke folur politikisht Rama falenderoi banorët e kësaj zone për mesazhin që ata po i japin kryetares së Kuvendit Topalli dhe kreut të Qeverisë Berisha për t'i ndërshkuar me votë.