Taksat e reja, në 2017 ulen për industrinë vendase të përpunimit
04/11/2016 00:00
Për mineralet metalore që përpunohen në vend, renta përgjysmohet nga 6 për qind që është aktualisht në 3 për qind. Sipas qeverisë, kjo masë synon të nxisë industrinë e përpunimit në vend dhe rrjedhimisht vlerën që ajo shton në ekonomi e punësimin.