Fitorja historike e Syrizës, në sytë e mjaft ekspertëve të huaj, e vendos Greqinë në kurs përplasjeje me perëndimin. Me këtë triumf të radikaleve të majtë të angazhuar publikisht për t'i dhënë fund vite të tëra masash antikrizë, politika europiane zhytet në një epokë të re paqëndrueshmërie.