Shumë emra të mëdhenj në botën e futbollit kanë gabuar para portës, e ndonjëherë në mënyrë spektakolare, por askush nuk ia kalon sulmuesit serb që ka gabuar centimetra larg portës. Rasti i humbur ka ndodhur në ligën rajonale të Beogradit, kur një sulmues, emri i të cilit mbetet ende i panjohur, pasi driblon portierin e me portën e boshatisur, centimetra larg vijës fatale, ka realizuar të pamundurën duke çuar topin mbi traversë.