Stresi ndikon në aftësinë riprodhuese të një çifti. Përherë e më shumë hasim njerëz që thonë, se megjithëse analizat dalin mirë, nuk arrijnë dot të bëjnë një fëmijë. “Stresi është faktori kryesor dhe këtë e tregon akoma më shumë fakti, që ka çifte, që i nënshtrohen procedurave invitro dhe pas kësaj gruaja bie shtatzanë, pasi e kanë qetësuar mendjen, dhe e kanë një fëmijë”, thotë Kristina Kristo, Obstetër-Gjinekologe. Me përvojë punë prej gati 10 vjetësh edhe në spitale në Greqi, gjinekologia na tregon se çfarë vëren në punën e përditshme.