Stërvitje në Turqi/ Ekipet kryesore të Superiores ndodhen në Antalia
07/01/2020 19:29

Skuadrat e Superligës vazhdojnë fazat e tyre përgatitore ndërkohë që nuk mbeten pas edhe me lëvizjet në merkato. Për skuadrat e Turqisë, dita e hënë dhe e marta paradite ka qenë disi e kushtëzuar nga kushtet klimaterike, ku reshjet e shiut i kanë detyruar disa skuadra të stërviten në palestër dhe pjesërisht në fushë. Një ndër emrat më të përmendur në këtë fillim janari për lëvizjet e merkatos është Tirana. Tek bardheblute largohen dy nga emrat e rëndësishëm të repartit të mbrojtje Imami dhe Kërciku dhe afrohen lojtarë të ekipeve të të rinjve si Andri Stafa dhe Alban Cejku, duke ju bashkuar një grupi lojtarëve që kanë kaluar nga ekipet zinxhirë tek ekipi i parë, si Celhaka, Muci apo Ismailgeci, duke konfirmuar një mënyrë të re të menaxhimit të elementëve të brendshëm. Ndërkohë bardheblu është veshur sërish edhe sulmuesi Mario Morina, një ish-i Tiranës që rikthehet në ekipin nga ku është zbuluar. Sa i përket largimeve Imami është më pranë Skëndërbeut, ndërkohë që po insiston edhe Bylisi për të. Kërciku i kërkuar nga Partizani dhe Bylisi ka vendosur për të firmosur me Partizani, si oferta më e mirë. Bardheblutë kanë në program tre ndeshje miqësore në këtë grumbullim të Antalias, të mërkurën me Alanias por, më pas në datat 11 dhe 15 përkatësisht me hungarezët e Mozokoveid dhe polakët e Korona Kielce. Ndërkohë te Kukësi nuk ka askush ndërmend për merkato, stafi teknik i cili ka në dispozicion 23 lojtarë, pas largimit të sulmuesit Mirlind Daku, maksimumi do të shoh për ndonjë lojtarë alternative pasi formacioni është i plotë. Verilindorët kanë programuar dy ndeshje miqësore në Turqi më 11 janar kundër turqve të Malatiasporit dhe më 16 kundër rumunëve të Politeknika. Te kampi i Partizanit të gjithë punojmë të shkëputur dhe të ,byllur në dispozicion të trajnerit të ri Adolfo Sormani. Për momentin largimi nga kampionët në fuqi është aii Jasir Asanit dhe pritet gjithashtu largimi i Esat Malës që nuk ka shkuar me skuadrën në Turqi. Vllaznia po zhvillon fazën e saj përgatitore në Ohër ku do të zhvillojë dhe 3 ndeshje miqësore, ndaj Pogradecit më datë 11, Strugës më 14 dhe Bylisit më datë 16 janar. Për momentin shkodranët kanë afruar mbrojtësin Mevlan Adili nga Shkupi dhe është në kërkim të një sulmuesi.

Top Channel/ Silvinjo merr pasaportë në Lushnjë/ Trajneri i Kombëtares: I lumtur që më besuat
21/05 19:57
Top News/ Trajneri Sylvinho në Lushnje. Bëhe, aplikon dhe për pasaportë
21/05 18:10
Top News/ Toni Kroos merr vendimin. ‘Pas Euro 2024 do të tërhiqem nga futbolli’
21/05 15:09
Top News/ Një portret i Pele në ankand. Kylian Mbappe e blen për 520 mijë euro
21/05 13:53
Top News/ Turi i 81-të çiklistik/ Trafik në disa rrugë, policia apel shoferëve
19/05 14:14
Top News/ Pas lirimit me kusht nga gjykata. Dani Alves kërkon të rindërtojë jetën e tij
18/05 15:49
Top News/ Mundja Tradicionale në Gollobordë. Mbahet edicioni i 11,Mjeshtri-Në 2025 do jetë ballkanik
18/05 13:26
Top Channel/ Kupa e Gollobordës/ Zhvillohet kampionati i 11-të i mundjes në Ostren
18/05 12:32
Top News/ Ligat Evropiane jashtë kufijve! FIFA gati të ndezë ‘dritën jeshile’ për projektin
15/05 16:54
Top News/ Khabib, telashe me drejtësinë ruse. Ish-kampioni i UFC hetohet për mospagim taksash
15/05 16:15
Top Channel/ Luhet finalja Kukësi-Egnatia/ Rrogozhinasit favoritë, Verilindorët duan mrekullinë
14/05 20:07
Top News/ Tragjedi në boks. Ndërron jetë Lawal, anulohet ndeshja e Amarildo Bakajt
13/05 14:59
Skënderbeu mposht Vllazninë, tifozët shkodranë duartrokasin kundërshtarin për 5 minuta
11/05 19:29
Top News/ Kontrata në shami e Messit. Del në ankand, shpresohet te shitet 300 mijë paundë
09/05 22:06
Top News/ Kurorëzohet AF Elbasani. Si kampion i Kategorisë së parë, ngjitet në superiore
09/05 22:03
Top Channel/ Elbasani rikthehet pas 10 vitesh në elitën e futbollit
09/05 21:58
Top News/ Kampione në basketboll për femra. Kryebashkiaku Erion Veliaj prej skuadrën e Tiranës
08/05 18:42
Top News/FSHF pret panelin e ‘UEFA Grassroots’/ Duka-Futbolli i bazës të jetë prioritet i federatave
07/05 20:11
Top News/ Shuhet Cesar Luis Menotti. Fitoi titullin botëror me Argjentinën në vitin 1978
06/05 13:22
Top News/ Pas 115 ndeshjeve të luajtura. Miralem Pjanic i thotë lamtumirë kombëtares së Bosnjes
04/05 22:19