"Është mirë por ka shumë njerëz," thotë një pensioniste, pak para se të marrë vaksinën e saj në pikën e re të stadiumit kombëtar Stade de France. Impjanti është transformuar së fundmi në atë që mediat vendase quajnë 'vaccinodrome', ku do të kryhen 10,000 injeksione anti-Covid çdo javë.