Të mërkurën në Bruksel, në tryezë u hodh e ardhmja e Greqisë.Nga njëra anë e tavolinës ishte ministri grek i Financave Janis Varufaqis, i vendosur të lehtësonte barrën e borxhit të vendit të vet. Nga ana tjetër, kreditoret kryesorë, FMN-ja, BE-ja dhe Banka Qendrore Europiane, të vendosur dhe ata të mos bëjnë lëshime e të mos ndryshojnë kushtet e dorëzanisë 240 miliardë euroshe.