Si u hoq taksa e kromit/ U kërkua favor për një vit. Deputetët votuan për tre vite pa taksë
14/01/2021 15:43

“Ngrirja e rentës minerare për 3 vite rresht ka përplasur sërish mazhorancën dhe presidentin, i cili ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Taksat kombëtare. Drafti i Financave parashikon zerimin e kësaj takse deri në fund të vitit 2023. Ndërsa, nga viti 2024 e në vazhdim aplikimi i saj do të bëhej në masën 1/3 e normës së rentës minerare.” Por përse deputetët e mazhorancës bënë një favorizim ekstrem, klientelisht për një grup të ngushtë të kompanish minerare. Edhe pse komisionet parlamentare kishin miratuar heqjen e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen dhe eksportohen vetëm për vitin 2021, në seancën e 17 dhjetorit në parlament u votua varianti fillestar i Financave për 3 vjet. Sipas relacionit, ligji synon lehtësimin e procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në vend, që në fakt përbëjnë një numër tejet të kufizuar kompanish, me 14 të tilla. Diçka që është përdorur si argument edhe nga kreu i shtetit Ilir Meta, i cili e quan këtë ligj klientelist që favorizon vetëm kompanitë që kanë licenca operimi dhe përmes tij përjashton degë të tjera të industrisë dhe aktivitete eksportuese që janë prekur po njësoj ose edhe më shumë nga pandemia Covid-19. Shqetësim ky i ngritur edhe në komisionet e posaçme, ku disa prej deputetëve kanë propozuar zerimin për të gjithë sektorin, teksa deputeti socialist Vullnet Sinaj shkon më tej dhe propozon rritjen e masës 25% të kësaj takse në favor të pushtetit vendor që është edhe përfituesi kryesor i saj. Diçka që është hedhur poshtë nga Financat me argumentin se ka kosto për buxhetin e shtetit. Heqja e kësaj takse pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 500 milionë lekë, por kreu i shtetit vlerëson se analiza nuk është kryer e plotë pasi është e kufizuar vetëm në periudhën 3-vjeçare, teksa nuk bëhen të ditura rrugët si do rikuperohen humbjet. Sipas të dhënave të Financave të ardhurat nga renta minerare për 11-mujorin e vitit të kaluar arritën në 1.6 miliardë lekë, ekuivalente me rreth 13 milionë euro. Zonat ku zhvillohet aktiviteti minerar janë kryesisht në bashkinë Bulqizë me kromin, ku është përqendruar edhe numri më i madh i operatorëve, ndjekur nga bashkia Klos, Dibër, Pukë, Ura Vajgurore, Tropojë, Kukës, Selenicë, Mallakastër, Librazhd, Krujë, Përrenjas, Pogradec, Skrapar etj.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41