Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur mesditën e së martës në parlament pyetjes së kreut të partisë së ekstremit të djathtë “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos, nëse është kryer një hetim i brendshëm për një video ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria duke u dhënë urdhra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak.