Vaksinimi në masë i popullsisë shihet shpresa e vetme jo vetëm për dhënien fund të infeksionit, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve shpjegon se ecuria me ritmet e duhura të këtij procesi do të krijojë frymëmarrje në tregje, teksa lehtësimi i masave kufizuese shton ai do t’i bëjë më optimistë bizneset e konsumatorët.