Shëndetësisë i shtohen 16 mln euro/ Shkurtohen shpenzimet për shumë institucione
30/11/2020 15:09

Emergjenca shëndetësore e Covid -19 ka detyruar Ministrinë e Financave të rishpërndajë sërish fondet buxhetore duke i orientuar ato në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Nga rialokimet e fundit këtij dikasteri i janë shtuar 2 miliardë lekë. Sipas vendimit që ka hyrë tashmë në fuqi pas Botimit në Fletoren zyrtare, kjo shtesë fondi ekuivalente me 16 milionë euro do të shkojë më konkretisht për programin e “Përkujdesjes Sociale.” Janë në total 16 ministri dhe institucione të tjera që janë prekur nga ky vendim me pakësim të fondeve, duke ulur kryesisht shpenzimet për Kuvendin, Kryeministrinë, Ministrinë e Bujqësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor si dhe Institutin e Statistikave. Më shumë fonde buxhetore janë marrë nga Ministria e Mbrojtjes me 367 milionë lekë si dhe ajo e Financave përkatësisht me 355 milionë lekë, ku te kjo e fundit janë prekur menaxhimi i të ardhurave tatimore si dhe tregu i punës. Ndërsa, rishpërndarje janë bërë edhe brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kryesisht në zërat e shërbimit të kujdesit dytësor dhe shërbimet e shëndetit publik. Përballë situatës së përkeqësuar me pandeminë, ekzekutivi ka kërkuar ndihmë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e të prekurve me Covid si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00