Arta distributorja zyrtare e Aldo Coppola në Shqipëri u rikthye sërish në Grida Duma Podcast për të folur për flokët, por këtë herë ekskluzivisht në studion e saj të kujdesit të flokëve në Tiranë, për të zbuluar "magjinë" që italianët e përdorin prej vitesh. Nga shamponët me sheqer pa silikon, te sekreti i limonit për bjondet dhe portokallit për brunet, e deri te rikthimi i kërnajës pas 500 vitesh për të fshehur thinjat natyralisht.