Serbia ka ofruar ndihmën e saj, nëse është e nevojshme, pas vrasjes së politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Dimitrije Janiçijeviç. Kryeministri serb, Ivica Daçiç u tha gazetarëve se kjo ngjarje është shumë e rëndë dhe e patolerueshme, por mbi të gjitha ka pasoja politike.