Sëmundja e gjuhës blu/ Veterinerët: Shpëtim është vetëm vaksinimi i bagëtive
02/11/2020 15:35

Sëmundja e gjuhës blu që prek bagëtitë e imta është përhapur gjerësisht në Europë. Në fund të verës ajo u shfaq edhe në stanet që ndodhen në jug të Shqipërisë. Sipas epidemiologut veterinar, Kujtim Mërsini, gjuha blu përhapet nga mushkonjat. “E vetmja mënyrë për të kontrolluar sëmundjen sot për sot për kushtet e Shqipërisë është që bagëtitë gjatë natës të qëndrojnë në stalle, sepse ky insekt aktivizohet në mbrëmje dhe dritaret e stallave duhet të jene më rrjeta. ” Gjuha blu po vë në rrezik bagëtitë e imta. Kurimi i saj mund të bëhet vetëm nëpërmjet vaksinimit. Po vaksinë ka për këtë sëmundje? “Po ka, është një vaksinë që prodhohet për këtë sëmundje ne kemi steriotipin 4, ekziston një vaksinë inaktive bivalente që mund të aplikohet tek kafshët, por në Shqipëri nuk është. Shpresohet që vitin e ardhshëm ta kemi. ” Si pasojë e kësaj sëmundjeje 6 vite më parë ngordhën mijëra dele, ndërsa dëmshpërblimi për fermerët ishte 100 milion lekë të vjetra. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,është duke mbledhur të dhënat se sa bagëti janë infektuar nga kjo sëmundje dhe sa prej tyre kanë ngordhur. Më pas do të vendoset nëse për fermerët do të jepet dëmshpërblim ose jo. ” Sëmundja ka qarkulluar në Shqipëri që nga viti 2014-2016, ka qenë shpërthim epidemik gjatë këtu dy viteve. në këtë periudhë ngordhën 10 mijë krerë dhe u prekën 260 mijë. pra shtrirja ishte mjaft e gjerë dhe ngordhshmëria ishte e lartë.”

Top Channel/ Pensionistët, radhë në Postë, Pritje dhe sorollatje në Durrës
19/11 23:05
Top Channel/ 12 kg kanabis, një i arrestuar, Policia ndjek dy të rinj në autostradën Tiranë-Elbasan
19/11 23:04
Top News- Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota në solidaritet me ‘Flamingot’
19/11 22:29
Top News- Bllokohen anija me 16.8 tonë karburant në Durrës, dyshohet se do të nxirrej kontrabandë
19/11 22:13
Top News- Rrëshqitja e masivit shkëmbor në Bulqizë/ Rikthehet lëvizja në aksin Qafë e Buallit-Krastë
19/11 22:13
Top Channel/ 25 vite Top Channel, Drejtuesja Lori Hoxha: Madhështia qëndron tek njerëzit
19/11 21:01
Top News – Integrimi, lehtësohet procesi. Irlanda vlerëson Shqipërinë- Mbyllim 6 kapituj në 2026
19/11 20:00
Top Channel/ Koalicion kundër piraterisë televizive, Ama prezanton platformën e re
19/11 19:51
Top Channel/ Aditivë në produktet e bulmetit, Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore për bulmetin
19/11 19:48
Top Channel/ Tensioni në protestët, qytetarët përplasen me policinë
19/11 19:36
Top Channel/ Rama: Europa gaboi me Rusinë. Merz: Trump-Xi-Putin u takuan për foto
19/11 19:32
Top News- Samiti i ‘Koalicionit të Vullnetmirëve’, Rama: Europa gaboi me Rusinë, duhej komunikim
19/11 19:28
Top Channel/ Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë
19/11 18:50
Top Channel/ Kryeministri Edi Rama në Berlin, Gjermani, në takimin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”
19/11 18:20
Top News – Punimet te mbikalimi i Laknasit/ Bllokohet lëvizja në rrugën dytësore Tiranë-Durrës
19/11 18:14
Top News- Po transportonin kanabis xhelatinë/ Arrestohet ‘mbikëqyrsi’, në kërkim bashkëpunëtori
19/11 18:11
Top News- Grabitja e parave të pensionistëve / SPAK heton një grup kriminal dhe një…deputete
19/11 16:38
Top News/ Vrasja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit për hakmarrje, jepet pretenca pët autorin
19/11 16:37
Top News – Bonus fundviti për pensionistët. Diskutimet mbi shpërblimin, fond deri në 100 mln euro
19/11 15:40
Top Channel/ Kina, interes për investime! Ambasadorja kineze: Bizneset tona…
19/11 15:38