Në shkretëtirat e Dubait, po shtohen gjithnjë e më shumë ‘fermat’ e salmonit. Nga një dhomë kontrolli, në mes të shkretëtirës, agimet dhe perëndimet norvegjeze dhe rrymat e ftohta të atlantikut, stimulohen për të krijuar kushtet perfekte për mijëra salmonë që rriten në rezervuare, pavarësisht kushteve përvëluese jashtë.