Rrugë e re në Njësinë 5, Veliaj: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike
30/11/2020 15:20

Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, përuruan rrugën e re që do të shërbejë edhe si valvul shkarkimi për të dalë në Unazë. “Sot kjo rrugë është si çdo rrugë që do të shkonim në çdo qytet perëndimor në Zvicër, Gjermani, Itali apo Francë. Një rrugë që ka dy korsitë, vendet për mbeturinat, korsitë e biçikletave, që respekton trotuarin dhe sigurisht fton për zhvillim edhe pjesën që ende mbetet për t’u urbanizuar”, tha Veliaj. Ai risolli në vëmendje përpjekjet për të penguar rehabilitimin e kësaj zone dhe theksoi se ky është një çast për të reflektuar dhe për të kuptuar se qyteti duhet të zhvillohet e të ecë përpara. “Vendi ku jemi sot ishte rruga ku kemi parë ato skenat histerike të dikujt që, edhe pse merrte paratë e dëmshpërblimit nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, sërish hipte mbi tjegullat e çatisë për të kërkuar më shumë seç i takonte. Segmentet kryesore si Unaza te Astiri apo Bulevardi i Ri kanë qenë në planet e Bashkisë së Tiranës që në vitin 89-të. Histeria e tipit hajde më filmo se unë do të hidhem pasi kam marrë paratë e një prone të ndërtuar ilegalisht, që s’ka paguar taksat 30 vjet, duhet të marrin fund. Ky është një moment për të kërkuar pak pjekuri dhe për të kërkuar ndjeshmëri nga ata që kërkojnë disa klikime më shumë ose disa “like” më shumë, për të kuptuar se qyteti duhet të zhvillohet, duhet të ecë përpara, akset do të hapen dhe rrugët do të zhvillohen”, nënvizoi Veliaj. Sipas tij, askush nuk mund ta bllokojë zhvillimin e Tiranës dhe pavarësisht bindjeve politike, rruga e re do u shërbejë si socialistëve, ashtu edhe demokratëve. “Për ne është privilegj që jemi në krye të këtyre punëve dhe pavarësisht bindjeve politike që kemi, kjo është një rrugë për të majtë e për të djathtë. Në këtë rrugë e korsi biçikletash do të ecin si të majtët, edhe të djathtët; të gjithë, pa dallim, do të hedhin mbeturinat dhe do të ndriçohen me ndriçim led. Ka ardhur koha që qyteti të fitojë pjekurinë për të mos bllokuar projektet sipas bindjeve politike apo për axhenda të ndryshme, që përdorin mish për top këdo që mund të jetë hallexhi për momentin, që ka zaptuar rrugën, por jo më kur është shpronësuar dhe kur janë dhënë paratë që të vazhdojë me strehimin e tij dhe të ardhmen e familjes së tij, pa bllokuar të ardhmen e qytetit”, deklaroi Veliaj. Deputeti i PS, Pandeli Majko vlerësoi vëmendjen e Bashkisë së Tiranës ndaj Njësisë 5 për përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Këto janë disa lajme të mira në kohë Covid-i. Të gjithë komunitetit këtu te Rr. “Tish Daija” i është ndryshuar cilësia e jetës,është bërë një punë vërtetë e mire”, tha ai. Rruga e re që lidh Rr. “Tish Daia” me Rr. “Robert Shvarc” ndodhet në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, në Njësinë 5. Ajo është e pajisur në të dyja krahët me korsi të dedikuara për biçikletat.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00