Rritja e shifrave të të infektuarve,Greqi pritet të vendosë lockdown në pjesën më të madhe të vendit
05/02/2021 14:51

Sot në orën 18:00, qeveria greke vendos për një lockdown të mundshëm në pjesën më të madhe të vendit, me kufizime drastike të lëvizjes. Arsyeja është rritja e shpejtë e shifrave të infektimeve nga covid, si dhe numri I viktimave. Në tryezën e diskutimit te qeverisë, mjekët dhe ekspertët që po menaxhojnë pandeminë kanë propozuar disa kufizime. E para është ndalimi i lëvizjes cdo fundjavë nga ora 18. Gjithashtu është propozuar mbyllja e shkollave në të gjitha nivelet si dhe mbyllja e dyqaneve që nuk janë për ushqime apo ilace. Kërkohet të ndalohet lëvizja nga një zonë në një tjetër për aktivitete të ndryshme jo jetike. Propozimet e ekspertëve kanë krijuar shqetësim tek shitësit me pakicë dhe për arsimin. Shkollat në Greqi u hapën vetëm pak javë më parë. Masat kufizuese kërkohet të merren për shkak se zona të tëra të greqisë po hyjnë në valën e tretë të pandemisë, dhe vecanëriosht në Atikë ku jeton më shumë se gjysma e popullësisë së Greqisë. Takimi i sotëm i Komitetit të Sëmundjeve Infektive konsiderohet vendimtar, i cili do të vendosë për zonat “e kuqe”, dhe masat më të ashpra. Por bllokimi mund të jetë edhe me zona të vecanta. Atika është candidate për një ndalimqarkullimi me të ashpër sepse aty është edhe numri më I madh I të infektuarve. Greqia në 24 orë rregjistroi 1,070 raste të reja të infeksionit. Në total janë 160,935 të infektuar dhe në spitale janë 249 persona që po trajtohen me intubim. Numri I vdekjeve dje ishte 25 duke e cuar në total numrin e viktimave në greqi në 5,903

Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34