Reja: Të mësojmë nga gabimet/ Hysaj premton një ndeshje të veçantë me Francën
16/11/2019 19:37

Kombëtarja shqiptare mbyll kualifikueset e Euro 2020 me sfidën ndaj Francës që do të luhet në Air Albania Stadium dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. Sipas trajnerit Reja për kuqezinjtë është e rëndësishme që në këtë ndeshje të mësojnë nga gabimet e bëra ndaj Andorrës. “Kur hyn në fushën e lojës duhet të mendosh për fitoren cilëndo skuadër ke përpara. me Andorrën gabuam dhe ishte më shumë gabim psikologjik. Është mirë të harrojmë këtë ndeshje por duhet të mendojmë edhe këtë që Andorra nuk shënonte prej 9 vitesh dhe ndaj nesh shënoi 2 gola. Ndaj Francës motivimi është i madh duke marrë parasysh edhe nivelin e skuadrës e për më tepër Franca nuk mbyllet si Andorra. na lejon të dalim në lojën tonë dhe disa raste do t’i kemi edhe ne që duhet t’i shfrytëzojmë”, u shpreh Edoardo Reja, trajner i Kombëtares. Reja theksoi se skuadra e tij pavarësisht mungesave që ka lojtarë që mund t’i zëvendësojë. “Kemi kemi, 4 lojtarë janë të padisponueshëm. Cikalleshi, Abrashi, Xhaka, por kemi një skuadër me lojtarë që janë të barabartë në vlere. Ndaj Francës do të jetë e vështirë, është një skuadër e fortë por jo gjithnjë fiton më i forti. duhet të përdorim jo vetëm zemrën, por edhe trurin sepse duhet të tregohemi inteligjentë për t’u përballur me skuadra të tilla”, tha Reja. Përkrah trajnerit Reja, në konferencën për shtyp ishte kapiteni Elseid Hysaj që theksoi se skuadra duhet të respektojë stadiumin e ri “Ndaj Andorrës hymë me një mentalitet të ulët. duhet të kishin hyre me më shumë forcë me më shumë agresivitet. E kuptuam këtë gabim dhe në ndeshjen me Francën do të hyjmë me një mentalitet tjetër. do jetë një ndeshje e veçantë, pasi nuk e kemi ëndërruar një stadium të tillë. Do të mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe ndoshta edhe me një fitore”, deklaroi Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares.

Top News- Përballjet e Kombëtares. Kuqezinjtë nisin punën, shiten biletat për sfidën me Finlandën
10/11 10:51
Top Channel/ Gara e hipizmit, Enes Brahimi triumfon në dy kategori
07/11 20:00
Top News – Kombëtarja në Nations League, Maran konfirmon tërheqjen e Balliut
06/11 16:32
Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26