Nga Lufta e Parë Botërore te luftërat e sotme, historia e Shteteve të Bashkuara është e lidhur ngushtë me vendimet e presidentëve që kanë drejtuar Shtëpinë e Bardhë. Woodroë Wilson e nxori Amerikën nga neutraliteti dhe e përfshiu në Luftën e Parë Botërore. Franklin D. Roosevelt udhëhoqi vendin gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Pas sulmit japonez në Pearl Harbor, në vitin 1941, SHBA hyri në luftë dhe u shndërrua në fuqinë kryesore të aleancës kundër nazizmit. Pas përfundimit të luftës, Harry Truman mori vendimin historik për përdorimin e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Dwight Eisenhower drejtoi Amerikën në vitet e përballjes me Bashkimin Sovjetik, ndërsa John Kennedy u përball me momentin më të rrezikshëm të këtij rivaliteti: Krizën e Raketave Kubane, në vitin 1962, kur bota iu afrua një lufte bërthamore.