S’ka më dyshime, SPAK ka mbyllur hetimet për Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj duke dërguar cështjen në gjykatë pa kërkuar masë shtesë për ish-zv.kryeministren dhe ministren e energjitikës. Klod Braho, në cilësinë e kreut të Prokurorisë së Posacme, bëri me dije për gazetarët se prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, kanë dërguar dosjen në Gjykatë. Balluku është marrë e pandehur për shkeljen e barazisë në 9 tendera; korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie. Ndërkohë së bashku me deputeten janë dhe 25 persona dhe dy shoqëri tregtare. SPAK ka dalë dhe me një komunikim zyrtar duke dhënë detaje për cdo rast që ka hetuar.