Këtë vit të ri shkollor, komisionet e ngritura nga Ministria e Arsimit kanë nxjerrë jashtë tregut të librit shkollor 600 tekste, të cilat kanë rezultuar jo cilësorë. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se nxënësit e klasave të para dhe të 6-a do të kenë në duar libra shkollorë cilësorë, të cilat edhe këtë vit do të testohen.