Qeveria e Kosovës, 250 mijë euro kundër terrorizmit
10/01/2020 18:33

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur t’i akordojë 250.000 euro Koalicionit Global kundër grupit militant ekstremist, i ashtuquajtur Shteti Islamik. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se duke qenë pjesë e këtij koalicioni global, Kosova ka kryer këtë obligim financiar. Sipas tij, shteti i Kosovës është i gatshëm të kryej edhe obligim ushtarak ndaj këtij koalicioni. “Kosova është e gatshme të përkrah këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor, të inteligjencës, por edhe të aspekteve të tjera, të qëndrimeve të qarta publike që i bën, njëkohësisht sot kryem edhe obligimin financiar, kemi shtuar shumën, vitin që shkoi ka qenë 100 mijë euro, kësaj here Kosova ka vendosur të ndajë për Koalicionin Global kundër Terrorizmit 250 mijë euro”, shprehet Haradinaj. Koalicionin Global kundër ISIS-it e përbëjnë 31 shtete, ku përfshihet edhe Kosova. Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, pasi disa qytetarë të saj kanë shkuar atje. Dy vite më parë, qeveria e Kosovës ndau 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit ndërsa në prill 2019, Kosova u bë ndër të parat vende që priti 110 qytetarë të saj të cilët kishin mbetur në kampe të ndryshme në Siri. “Ne jemi të vetëdijshëm që pasojat e luftës kundër terrorizmit nuk janë përmbyllur, pra kosto e luftës kundër terrorizmit, kundër ISIS-it në këtë rast është ende në vazhdim, dhe ndjejmë obligim si vend, jo në përputhje me vlerësimet e tjera, por duke u nisur nga vet situata jonë që kemi qenë të prekur, e ndjejmë obligim që në fillim të vitit me përmbush këtë obligim”, shtoj më tej. Haradinaj përsëriti se Kosova është rreshtuar përkrah SHBA-ve në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e propagandës, ndjekjen dhe dënimin e luftëtarëve të huaj terroristë, mbylljen e organizatave jo-qeveritare që merreshin me financim dhe përhapje propagande, e që siç tha ai financoheshin drejtpërdrejtë nga Irani, si dhe parandalimin e akteve terroriste brenda dhe jashtë vendi.

Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00