“S’kemi fshehur asgjë, por ende nuk kemi një përgjigje të testit B të Hysen Pulakut.” Kështu deklaronte para dy ditësh Elez Gjoza, presidenti i Federatës së Peshëngritjes. Por, Top Channel disponon dokumentin e testit B antidoping të peshëngritësit Hysen Pulaku, nga ku vihet re qartë se sportisti 22-vjeçar ka rezultuar pozitiv edhe në analizën e dytë.