“Pse Veliaj nuk kapet me Dumanin?”, Luarasi: E ka vetëm me Ols Dadon, sepse ka konflikt interesi!
27/02/2025 21:46

Nëse prokurori Olsi Dado ishte në konflikt interesi për të të hetuar ty, pse zgjodhe derisa të përballeshit në sallën e gjyqit për t’ia thënë këtë konflikt? Mendove se do ta intimidoje në sallën e gjyqit? Ia plotësove kërkesën dhe mendove se kjo do të lehtësonte? Pse reagove vetëm në sallën e gjyqit? Erion Veliaj: Dita e gjyqit ishte edhe dita e fillimit të hetimeve, absurde apo jo? Pra, gjer në atë ditë, prokurori shpenzoi një vit e gjysmë duke bërë “ca verifikime”; pra, një hile për të bërë hetim për Nesti Angonin - që nuk ekziston - pa e regjistruar kurrë emrin në regjistër. Po të shikosh të ashtuquajturin kallëzim, që të ftoj ta gjesh e ta publikosh, do çuditet i madh e i vogël se në bazë të kësaj letre bakalli, kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend i ka kaluar e gjithë jeta e tij, nga rinia e deri më sot, jo në një skaner, por në një MRI. Po kështu, nga zelli i madh, prokurori ka shkelur ligjin, Kodin e Procedurës Penale dhe çdo normë tjetër ligjore, duke regjistruar hetimin dhe porositur arrestin në të njëjtën ditë. Imagjino zellin e madh, kur ashtu siç njoftonin me sms e telefonata familjen time ditë të shtunë, po kështu vendosën burgosjen time në ditë të dielë. Pas shumë peripecive, brenda Prokurorisë së Posaçme, ku gjenden plot zonja e zotërinj me integritet dhe profesionalizëm, më në fund arritën të gjejnë një prokuror për të kryer ekzekutimin tim politik. Pas 3 ditëve në izolim total, mundësia e parë për t’u përballur me prokurorin-ndërtues si person nën hetim qe dita e gjyqit. Leja e tij e ndërtimit është fakt dhe debatet për lejen i pranoi edhe vetë. Eshtë konflikt i pastër interesi dhe ia thashë me rastin më të parë që m’u dha, në mes të klithmave histerike “ndyrësirë… gënjeshtar patologjik… do të ta tregoj unë ty… do ta bëj edhe këtë surprizë” etj. etj. Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time? Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës! Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock!

Veliaj kërcënon nga burgu! A do dal regjistrimi në zyrë?SPAK gjen kuti me euro në vilën e Ballukut
02/11 23:27
“Kutia e kuqe plot me euro në Vilën e Ballukut”, Curri i bindur: Këto janë shumë pak…
02/11 23:26
“Balluku s’ka asnjë fjalim në parlament”, Qori i ashpër: Ka kapacitet vetëm për të vjedhur!
02/11 23:08
“SPAK dy standarte me Ballukun”, Koka kritikon Prokurorinë: Pse nuk kërkuan masë shtesë?!
02/11 23:06
Kuti me para në vilen e Ballukut, Curri: Lekë xhepi, SPAK ka shumë më shumë të gjetura…
02/11 23:04
“Ti je marksist! Partiçka jote bllokon opozitën”, gazetari dhe Arlind Qori përplasje të ashpër
02/11 22:53
Koka pyet Qorin:Zotëri je pro dhunimit të deputetit? Kreu i “Bashkë”: Nuk i mbështes,por si ndal dot
02/11 22:52
“Këto partiçka mbajnë peng…”,Qori ngre tonet: Jo jo,këtu ka gazetarucë! Muca:Pse humbe kontrollin?
02/11 22:38
Zjarrfikësja e Ramës? Qori i përgjigjet akuzave të PD: E kam për nder të jem armik i tyre!I të dyve!
02/11 22:32
Ti i largon deputetët e PD nga protesta? Qori: Gënjyen, nuk u përplasen me ne, askush nuk i do
02/11 22:30
“Do largohem nga Lëvizja Bashkë, s’jam Berisha e Rama”, Qori jep lajmin e fortë për partinë
02/11 22:28
Arbër Hajdari kundër Veliajt: Fantazon me emrin tim, s’pres të më punësosh ti Lali Eri
02/11 22:26
Takimi u regjistrua!2 orë kokë më kokë i Veliajt me Gogut në zyrën e burgut!Qori:Erioni e bën pis…
02/11 22:12
“Rama të bëjë publike bisedat”, Karamuco: Pse e ndjekin enigmat, ku është Nesti Angonin?
02/11 22:09
Qori citoi Jezu Krishtin! Curri: Arlind, ke një ndryshim me Jezusin që citove se Marksi nuk besonte
02/11 22:00
A i organizon Arlind Qori protestat? Kreu i “Bashkë”: Rama do të bëj pis protestën me Veliajn
02/11 21:55
Qori thirrje publike Veliajt: Bëhu “pentito” bashkëpuno me SPAK! Ke zero ndikim tek protesta
02/11 21:54
Arbër Hajdari do të jetë opinionist i Big Brother! Curri i bindur! Muça: Veliaj e dogji atë dhe SPAK
02/11 21:42
“Veliaj po kërcënohet me jetë, SPAK të zgjohet”, Koka kapet me Currin: Kam qenë në gjyq
02/11 21:41
“Prandaj dalin njerëz në protestë, si Veliaj në burg”, Koka ndal Balën: Sa bukur e the! Sa bukur…
02/11 21:40