Protesta e të shtunës nisi e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë. Një pjesë e të rinjve kërkuan që deputetët të largoheshin, duke këmbëngulur se protesta nuk ishte organizuar nga partitë politike dhe se kauza e tyre nuk mund të përvetësohej prej tyre. Demokratët akuzuan Arlind Qorin e Lëvizja Bashkë se po i shërben kryeministrit duke krijuar përçarje brenda frontit kundër qeverisë. Për kreun e PD, Sali Berisha çdo përpjekje për të vënë në të njëjtin nivel qeverinë dhe opozitën rrezikon të dobësojë frontin kundër Ramës.