Elisa Spiropali ka qenë ndër figurat politike socialiste më besnike ndaj Edi Ramës për më shumë se një dekadë, por marrëdhënia mes tyre nisi të ndryshojë që nga largimi i Spiropalit nga posti i ministres e deri sot, kur ajo përjashtohet nga vetë Rama nga Partia Socialiste. Tensionet e brendshme u thelluan edhe më shumë kur Spiropali mungoi në votimin për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut në mars e deri tek platforma "Marrëveshja e re për Shqipërinë" që prezantoi në korrik. Në mbledhjet e radhës të grupit parlamentar përplasja nuk mbeti vetëm në mesazhe me rrjete sociale.