SPAK ka mbyllur hetimet për Belinda Ballukun dhe cështja ka shkuar në GJKKO për 15 vepra penale. Prokuroria e Posacme nuk përsëriti kërkesën për heqjen e imunitetit, por e ka lënë gjykimin pa masë për ish-zëvendëskryeministren dhe ministren e energjitikës. Një vendim që u shoqërua me akuza nga ana e opozitës. Detaje të reja nga dosja e SPAK për Ballukun kanë dalë sërish në skenë. Një ndër momentet më kyce është ekzistenca e një valixheje të kuqe plot me euro, që ndodhej në vilën e saj në Palacë. Pronë tashmë e sekuestruar, pasi është faktuar sipas pretendimeve të SPAK se i përket asaj.