Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka mbajtur një tubim masiv në Shkup, për të dëshmuar mbështetjen e qytetarëve ndaj qeverisë. Sipas mediave të afërta me pushtetin, ky ka qenë tubimi më i madh në historinë e Maqedonisë dhe në të morën pjesë mbi 90 mijë qytetarë.