Maturantët të cilët këtë vit të ri do të konkurrojnë për të vijuar studimet e larta, do të përballen me procedura të reja. Dekani i Fakultetit Histori-Filologji, Shezai Rrokaj tha se të rinjtë duhet të dinë me saktësi që tani sesa duhet të jetë mesatarja me të cilën ata do të pranohen dhe kriteret e fakulteteve ku ata do të aplikojnë.