“Prisnim poshtë plazhit të Durrësit të binin bikinit”, Alket Islami tregon si pushohej në komunizëm: ’97 shkatërroi gjithçka më pas!
07/07/2025 21:50

Nga Tirana në Durrës me tren, me çanta e dëshira të mëdha. Kështu pushonin shqiptarët në socializëm, kur deti ishte për të gjithë, por me rregulla. Pyetja e parë që dëgjohej në prag të verës në lagjet e qyteteve ishte "A e more fletën e kampit? Në atë kohë nuk ishte thjesht një copë letër, por bileta e hyrjes në pushim në një kamp të shtetit në Durrës, Divjakë apo Vlorë. Në atë kohë pushimet nuk ishin private, nuk ishin spontane dhe as nuk ishin luksoze – por ishin të organizuara, të përbashkëta dhe të barabarta, në kuptimin socialist të fjalës. Në Shqipërinë e viteve ’70 dhe ’80, pushimet vjetore për punëtorët dhe familjet e tyre nuk ishin një “shpërblim” për suksesin profesional, por pjesë e të drejtave që shteti garantonte. Sindikatat dhe ndërmarrjet shtetërore shpërndanin të famshmet “fletë kampi”, që caktonin saktësisht ditët e qëndrimit, vendin dhe repartin me të cilin do të shkoje. Kampet kishin shtëpiza me krevate marinari, çadra të madha kolektive apo baraka druri. Kishte një përgjegjës grupi, orar ushqimi dhe aktivitetesh, dhe një farë “rregulli moral” të pranishëm gjithmonë. Në mungesë të restoranteve e marketeve të sotme, shqiptarët përgatiteshin për pushime sikur po niseshin në ekspeditë. Çanta mbusheshin me bukë të thekur, djathë të bardhë, domate, shalqi dhe vezë të ziera. Shpesh çoheshe herët për të zënë vend nën hije, dhe mbuloja klasike ishte batanija e leshtë e ushtrisë, shtruar mbi rërën e nxehtë. Një shishe ujë e mbështjellë me gazetë, një radio e vogël që këndonte Vaçe Zelën, dhe ndonjë revistë “Ylli” – ishin luksi i asaj kohe. Nuk kishte dhoma hoteli me ajër të kondicionuar, as pishina me koktej. Por kishte zëra fëmijësh që loznin në rërë, zhurmë karrocash që shisnin akullore, dhe net me zëra kitareje e këngë partizane. Sot, resortet me pesë yje kanë zëvendësuar barakat prej druri. Pushimet janë bërë ekskluzive, ndonjëherë të paarritshme për shumëkënd. Trendi i plazheve sot mes të rinjve është me festa të çmendura buzë detit dhe ekstravagancë. Por për brezin që ka kaluar fëmijërinë me shalqi të ftohur në det dhe bukë me djathë nën pishat e kampit – kujtimet janë më të gjalla se kurrë. Ato nuk ishin të pasura, por ishin të mbushura me ndjenjë. A kanë qenë ato më kuptimplota se pushimet sot?

Plas në Serbi! Provokimi i ministres ngre në këmbë Kosovën! Pse gaboi Rama me reagimin?
16/07 23:16
“Rama s’ndërhyri për Kosovën se e kishte mendjen te BE”, Muça zbërthen taktikën e kryeministrit
16/07 23:11
Deklaratat e ministres kundër Kosovës, Vangjeli: Serbia me laps e letër, Rama gaboi me reagimin
16/07 23:05
Berisha bën gati largimin? Vangjeli i bindur: Do jetë President, PD do e drejtojnë nënkryetarët
16/07 23:02
“Berisha do të thotë kam gabuar kur e lavdëron Muça dhe Bala”, Sulo bën batutën e mbrëmjes
16/07 22:55
Vangjeli paralajmërim të fortë: PD do të drejtohet nga 3 nënkryetarë, Berisha gati të largohet
16/07 22:46
“Tabaku i dha telefonin Berishës, që i’u hoq non grata’, Curri: Priste ta bënte nënkryetare por…
16/07 22:45
“Berisha ‘dogji’ heronjtë e rithemelimit”, Curri i ashpër: Berisha s’do asnjë borxh me askënd
16/07 22:43
“Ti do PD të dobët për Ramën në pushtet”, Sulo kundër Muçës: PD ka bërë ndryshime që nuk vlejnë
16/07 22:39
Kush po sfidon Ramën? ‘Luftë’ në PS Spiropali-Veliaj-Balluku! Kë mbështet Ruçi?
16/07 22:36
“Harrojeni! Elisa nuk e tradhëton Ramën”, Muça tregon hapi e rradhës së Spiropalit
16/07 22:13
Zbardhen prapaskenat! Habit Vangjeli: Gramoz Ruçi mbështet Spiropalin, por s’ka forcë…
16/07 22:12
“Spiropali ka gjysmën e grupit”, Sulo ndërpritet nga Curri: Balluku ka numra, jo Elisa!
16/07 22:11
“Spiropali mund të rrëzojë Ramën nga pushteti”, Sulo kapet me Balën: Rama do “e hajë” dhe Elisën
16/07 21:52
“Gjiknuri e Xhafaj s’kanë lidhje me Spiropalin”, Vangjeli bën deklaratën e fortë, Bala: Ajo mbrojtëse e Ramës
16/07 21:52
“Luftë për moral, mos gri sallatë kot”, Vangjeli përplaset me Currin: Na lejo të debatojmë
16/07 21:39
“Lufta Spiropali-Balluku për vëmendjen e Ruçit”, Curri i ashpër: Elisa do të përçaj PS
16/07 21:27
Shkundet PS, Spiropali i hedh Ramës mbi tavolinë letrat për reformimin e PS! Kush e mbështet?
16/07 21:21
Plumb me sniper për pronat dhe eleminim mafioz për gjakmarrje! Vrasjet mafioze që tronditën
13/07 23:17
Do masakrohej deri në vdekje! Eksperti Karamuço flet për detajin që i shpëtoi jetën 17 vjeçares
13/07 23:13