Plani për Gjykatën e Lartë/ Ndërkombëtarët do përdorin skemën e Kosovës
01/11/2019 19:51

“A ka Këshilli një plan konkret për mënyrën e menaxhimit e numrit të madh të dosjeve të pashqyrtuara dhe ngarkesën me të cilën përballet Gjykata e Lartë?” Naureda Llagami e lexoi vet pyetjen që i drejtohej asaj nga komisioni i reformës, por sidoqoftë ajo nuk pati asnjë përgjigje konkrete se si mendon qeveria e Gjyqësorit që të zhbllokojë 32 mijë dosje në Gjykatën e Lartë. “Ky plan është pothuajse gati dhe shumë shpejt do të fillojë me emërimin e gjyqtarëve do të kemi edhe një plan konkret lidhur me hapat se si do të veprojmë për përshpejtimin e gjykimeve dhe evadimin e dosjeve në këtë Gjykatë”, shprehet Llagami. Në këtë pikë veçse kësaj deklarate, kreu i KLGJ-së, znj. Llagami nuk dha asnjë detaj më shumë, pasi KLGJ nuk ka kaluar ende provën për plotësimin e kësaj Gjykate me 19-anëtarë. Kur Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm një anëtarë, Ardian Voranin, që i ka përfunduar mandati, në KLGJ po kontrollohen ende garuesit për katër vendet vakante për pretendentët jo-gjyqtarë. Por ndërkohë, siç pohon një burim jozyrtar për Top Channel, të huajt që asistojnë drejtësinë në Shqipëri po diskutojnë disa formula se si mund të zgjidhet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë, menjëherë të sapo të bëhet funksionale. Skema e parë që gjendet në tryezën e ndërkombëtarëve është ajo e propozim-idesë duke kopjuar modelin e Kosovës. Kjo nënkupton marrjen e së paku 50 ekspertëve juristë jashtë Gjykatës së Lartë, të cilët do kontrollojnë dosjet dhe do ti përgatisin, për t’ia dorëzuar gjysmë të zgjidhura këshilltarit ligjor të gjyqtarit të lartë. Ideja tjetër ka perspektivën për të shtuar stafin e brendshëm të Gjykatës së Lartë. Por, derisa këto propozime të dalin në sipërfaqe, së pari ideale do të ishte që Gjykata e Lartë të plotësohet me numrin prej 19 gjyqtarësh të lartë.

Top Channel/ Kolaps në Korçë, gjysma e qytetit pa ujë pas një defekti në tubacion
13/11 23:11
Top News-Sinjale nga SHBA për zgjedhjet vendore/Zyrtarja e DASH takim me tre përfaqësues të opozitës
13/11 21:35
Top News – 280 paund në ditë për shpërndarje. Bandat shqiptare reklamojnë ‘biznesin’ në TikTok
13/11 20:30
Top News- Kapet në Igumenicë shqiptarja/ 31-vjeçarja transportoi mbi 86 kg kanabis me makinë
13/11 20:18
Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40