Plani B i financave për pandeminë/ Denaj: nëse zgjat, do të ngrijmë shpenzimet
03/12/2020 15:45

Shumë nga shpenzimet e planifikuara në buxhetin e vitit 2021 mund të ngrihen në rast se situata me pandeminë përkeqësohet. Është kjo deklarata e bërë nga Ministrja e Financave, Anila Denaj në emisionin “Open”, sipas të cilës qeveria ka parashikuar një plan B për t’iu përgjigjur nevojave të emergjencës për më shumë fonde. Por, kush janë zërat që mund të preken në rast se ky skenar materializohet? “Listë konkrete kemi dhe fillon nga të gjitha shpenzimet operative, sikurse edhe këtë vit që vjen janë parashikuar me një reduktim në krahasim me 2019, vazhdon me të gjitha projektet edhe në infrastrukturë së bashku me ato të rejat do të ndërpriten. Të gjitha janë subjekt i ndërprerjes, të gjitha. Kalon menjëherë në një sistem tjetër, ku shpenzimet duke filluar nga ato të PPP ngrihen në varësi të negociatave. Në një situatë emergjence të gjitha futen në një koncept i cili nënkupton unë bllokoj, ngrij, negocioj dhe amortizoj të gjithë situatën në raport me të ardhurat dhen me emergjencën.” Ndër të tjera, kryefinancierja Denaj deklaroi se së shpejti do të jetë gati edhe një garanci e tretë për bizneset, një kërkesë e vazhdueshme e sipërmarrjes, veçanërisht e industrisë fason. “Garancia e parë nga 11 mld u përthith vetëm 6 miliardë dhe pjesën tjetër kemi menduar tia kalojmë eksporteve, sidomos për industrinë fason. Kemi një diskutim konkret në tryezat tona, do të duhet ta materializojmë në momentin që e kemi gati. Nuk është modeli më i mirë dhe më i suksesshëm në një vit 3 garanci sovrane, kur garancia e dytë është akoma në funksion. Ne kemi shtyrë afatet.” Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri më tani nga garancia e dytë sovrane për likuiditet kanë përfituar rreth 200 kompani me një vlerë totale prej 51 milionë euro nga 120 milionë euro që është në total kjo linjë kredie, ndërsa iu është refuzuar kërkesa për hua rreth 100 ndërmarrjeve të tjera.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41