Pronari i një dyqani është përleshur me grabitësin e armatosur duke arritur që ta nxjerrë jashtë atë. Pamjet e filmuara nga kamera e sigurisë së dyqanit Kaliforni kanë kapur momentin kur një person me kapuç në kokë ka hyrë dhe i ka drejtuar armën dy personave të pranishëm duke u kërkuar xhiron ditore.