Barazimi 1-1 në stadiumin e Flamurtarit nuk është pritur mirë nga tifozeria e kuqe, që ka shkaktuar jo pak probleme gjatë 90 minutave. Gjatë ndeshjes pati edhe trazira nga tifozët duke sjellë edhe ndërprerjen përkohësisht të ndeshjes, tifozët e Partizanit, të pakënaqur me rezultatin kanë shkulur edhe stolat e stadiumit.