Shefi i sëmundjeve infektive në shba, antoni fauci thotë se vendi ka një problem serioz pasi 16 shtete po shënojnë një rritje të rasteve të reja të koronavirusit. Në konferencën e parë për shtyp të task forcës së shtëpisë së bardhë në dy muaj, Fauci thotë se e vetmja mënyrë për ta kaluar gjithë këtë, është ta bëjmë së bashku.