Grupe të emergjencës detare e ajrore të Norvegjisë shpëtojnë 12 anëtarë të ekuipazhit të një transportueseje daneze që hasi vështirësi në detin e Norvegjisë. Mjeti po transportonte disa barka luksi nga porti gjerman i Bremerhaven drejt atij danez të Kolvereid. Gjatë krizës katër anëtarë të ekuipazhit ishin hedhur në det por u shpëtuan së bashku me tetë të tjerë në kuvertë, nga helikopteri norvegjez.