Rama është pritur mes duartrokitjeve dhe protestave në qytetin bregdetar të Durrësit, në ndalesën e radhës të ciklit “Bashkia që duam”. Një grup qytetarësh janë mbledhur pranë stacionit të trenit, për të protestuar ndaj kryeministrit, edhe pse eskorta e tij nuk është ndeshur me grupin në fjalë, duke zgjedhur të hyjë në qytet përmes një rruge tjetër. Pikërisht referuar kësaj “proteste”, Rama ironizoi.