Optimizmi i biznesit u rrit/ Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2021
06/04/2021 15:16

“Besimi i biznesit dhe konsumatorëve në ekonomi duket se është përmirësuar, duke i bërë ata më optimist për të shpenzuar. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 10.3 pikë përqindje në tremujorin e parë të këtij viti, duke arritur në 91.8%. Por, me gjithë përmirësimin ky tregues mbetet sërish në nivele të ulëta, duke reflektuar edhe pasiguritë e krizës.” Kjo tendencë pozitive u përcaktua nga rritja e fortë e besimit kryesisht në sektorin e industrisë, ku bazohet edhe pjesa dërrmuese e eksporteve shqiptare si rrjedhojë e përmirësimit të kontratave porositëse, por edhe nga pritshmëritë për punësimin. Ndërkohë, besimi rezultoi i përmirësuar edhe në sektorin e ndërtimit që pavarësisht krizës nuk ka njohur rënie, duke mbajtur të zbutur edhe recesionin vitin e kaluar. Treguesi i besimit u rrit edhe për sektorin e tregtisë dhe shërbimeve gjatë këtij tremujori, e kjo si rrjedhojë e kërkesës dhe ecurisë më të mirë bizneseve në këto sektorë si dhe pritshmërive më optimiste për të ardhmen si në ecurinë e punësimit. Paralelisht, tendencë pozitive ka shënuar edhe besimi i konsumatorëve që u rrit me 1.1%, por pavarësisht kësaj vijon të jetë poshtë mesatares historike. Në përmirësimin e tij ndikuan situata e të ardhurave dhe shpenzimeve, blerjet e mëdha si dhe situata e përgjithshme ekonomike në vend. Ndërkohë që pritshmëritë për të ardhurat dhe e shpenzimet shënoi rënie, duke reflektuar edhe dobësitë dhe e mëdha në buxhetet e familjeve shqiptare, e lidhur ngushtësisht edhe me treguesit e punësimit, ku shumë prej tyre dolën si të papunë nga mbyllja e bizneseve apo shkurtimeve në staf për të reduktuar shpenzimet.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41