“Nuk duam më mësim online”/ Studentët kërkojnë mësim të kombinuar. Problem mbetet qasja në internet
07/01/2021 12:25

“Jo më mësim online”, kjo metodë mësimdhënie nuk është e frytshme tregojnë studentët të cilët nisën dhe po e vazhdojnë këtë vit akademik virtualisht në kushtet e pandemisë. Zgjidhja më e mirë për ta, duke pasur thelbësor edhe shëndetin, është mënyra e kombinuar e procesit të mësimit, leksionet në distancë, seminaret me praninë fizike në auditore. “Ajo çfarë po shikoj unë që po ndodh në Shqipëri është mësimdhënie dhe jo mësim-nxënie. Dhe nuk mund të punësohesh në tregun e punës vetëm me teori. Unë që frekuentoja gjithmonë auditoret e ndjej diferencën nuk është njësoj të bësh mësim online dhe të kesh atë përqëndrim dhe interaktivitet si me pedagogun dhe studentët e tjerë si në auditorë”, tha një studente. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike të familjeve shqiptare, jo të gjithë studentët mund të ndjekin mësimin online, ndërsa nëse do të ishin mjetet e duhura mësimi në distancë ka dhe anët pozitive. “Një nga problematikat kryesore që është shfaqur është pikërisht mungesa e infrastrukturës. Kushtet për ta ndjekur mësimin, ka ndodhur që studentëve u kanë ikur dritat edhe e kanë pasur të pamundur të zhvillojnë mësim. Nga aspekti personal është thjesht koha e shkurtuar, që më duhet të shkoja nga shtëpia në shkollë, e nga shkolla në punë që tani është pozitive por megjithatë s’mund ‘ti jap kësaj rëndësi më shumë sesa faktit se nesër më duhet të jem një profesioniste e zonja”, tha studentja. Studentët kanë gjetur mundësi të ndryshme për të ndjekur mësimin edhe në bar kafe për të aksesuar internetin, por për të rinjtë këtu qëndron paradoksi teksa biznese të tilla qëndrojnë të hapura e nga ana tjetër universitetet mbyllen. “Më duket tepër ironike fakti që nëpër kafene jemi shumë në rregull që të rrimë edhe me grupe shoqërore. Ndërsa në momentin kur flasim për një shkollim gjë që është më e domosdoshme që na vlen mendoj se duheshin marr masat e caktuara që të mundësohej mësimi në auditore. Nëse është e mundur që këto rregulla të ruhen në kafene restorante, aktivitete qejfi pse të mos garantohen në aktivitete më të rëndësishme siç është mësimdhënia??!”

Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14