Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ndeshja mes Kombëtares së Femrave të Shqipërisë dhe Qipros. Ndeshja kualifikuese e Evropianit të Femrave luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Kombëtarja shqiptare vuan mungesat e futbollistes Hamidi dhe trajnerit Armir Grima, të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Pas Qipros, vajzat e Kombëtares do të udhëtojnë për në Lisbonë, ku do të përballen me Portugalinë.