Në Senicë, ballkonin gjeografik të fshatrave të Rrëzomës, fshatin e disa kuvendeve historike shqiptare banorët kanë përkujtuar një prej rilindasve kryesorë të arsimit shqip të kësaj zone, Spiro Gjikën dhe familjen e madhe Gjika. Mësuesi dhe patrioti Spiro Gjika lindi në vitin 1855 dhe njihej si mik e bashkëpunëtor i Çajupit, Thimi Mitkos dhe si aktivist i çështjes kombëtare. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Spiro Gjika drejtoi Komitetin “Vëllazëria Shqiptare” themeluar nga patriotë shqiptarë.