Nga nesër, mbyllja në orën 20:00/ Mbyllen gjimnazet në Tiranë dhe qytetet më të infektuara
10/02/2021 15:16

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa të reja për të frenuar përhapjen se koronavirusit në vendin tonë. Konkretisht është vendosur ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt. Po ashtu Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur ndalimin e aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt. Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt. Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid. Një ditë më parë në të gjithë vendin tonë u konfirmuan 1239 persona të infektuar, ky një rekord që nga fillimi i pandemisë dhe 16 humbje jete. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se ka dyshime të forta se në vendin tonë kanë hyrë variantet e reja të koronavirusit, kjo shpjegon sipas saj edhe shtimin e infektimeve në vendin tonë.

Top News – Ndërkombëtarët në Kushtetuese. Berisha: Shkelje e ligjit. Gjykata nuk është parlamenti
12/11 11:53
Top Channel/ Biznes narkotikësh pranë shkollave, momenti kur policia mësyn në banesën e të rinjve
12/11 11:45
Top Channel/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-deputetja paraqitet në SPAK
12/11 11:44
Top Channel/ “Shteti juaj është për ibret” Alushaj debat në komision me Braçen, nuk kam shtet privat
12/11 11:16
Top News – Çifti shqiptaro-grek me çanta hashashi. Kapen në flagrancë në Kostur, sekuestrohet droga
12/11 10:56
Top News – Hiqet licenca e ‘Kurum’. Kompanisë i bllokohet aktiviteti për mbetjet toksike
12/11 10:36
Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32