Nepali është goditur nga sezoni më i rëndë i zjarreve pyjore në një dekadë, thanë sot zyrtarët, teksa flakë gjigande kishin pushtuar pyjet e vendit të Himalajeve. Cilësia e ajrit në kryeqytetin Kathmandu ishte sot më e keqja në botë sipas monitoruesve, dhe disa fluturime ndërkombëtare ishin anulluar prej tymit.